Rruga Gjilan-Bujanoc është jetike për një numër të madh të banorëve, bizneseve dhe fshatrave që ndodhen përgjatë saj shkruan Radio Star.
Punumet e nisura për rehabilitimin dhe zgjerimin e kësaj rruge kanë shkaktuar shqetësime të mëdha te qytetarët, të cilët kanë paralajmëruar protesta nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Punimet në rrugën Gjilan-Bujanoc kanë filluar me vonesë dhe kanë pësuar shumë ndërprerje, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te qytetarët. Shumë prej tyre shprehin frikën se projekti nuk do të përfundojë në kohë dhe se situata aktuale vetëm sa do të përkeqësohet.
Bizneset që ndodhen përgjatë rrugës janë prekur rëndë nga punimet, me ulje të dukshme të klientëve për shkak të vështirësive për të arritur në to. Shumë prej tyre paralajmërojnë se nëse situata vazhdon, ata do të detyrohen të mbyllen.
Qytetarët janë të pakënaqur për shkak të mungesës së komunikimit dhe transparencës nga ana e autoriteteve. Ata ndjejnë se nuk janë informuar mjaftueshëm për afatet kohore të punimeve dhe për arsyet e vonesave.
Qytetarët kërkojnë që autoritetet të përshpejtojnë punimet, poashtu ata kanë lëshuar një komunikate kanë duke dhënë afat 30 ditë:
Komunikata (pa ndërhyrje):
Protestë e Afërt për Magjistralen Gjilan-Bujanoc
Nëse brenda 30 ditëve të ardhshme nuk finalizohet ndërtimi i magjistrales Gjilan-Bujanoc, ne qytetarët e kësaj ane jemi duke paralajmëruar një protestë masive. Edhe pse për finalizimin e plotë të rrugës nuk nevojiten as 15 ditë me punë efikase, autoritetet kanë dështuar ta përfundojnë atë deri tani.
Kjo rrugë, që është ndër më të frekuentuarat në rajon, ka shkaktuar një numër të madh aksidentesh për shkak të mungesës së përfundimit dhe organizimit të duhur. Aktualisht, rruga është projektuar si një rrugë me katër traka, por në vend që të përdoren dy traka për një drejtim dhe dy për drejtimin tjetër, është krijuar një kaos i vërtetë. Trakat përdoren në mënyrë të paqartë: një për drejtimin drejt Bujanocit, një për drejtimin drejt Gjilanit, dhe kështu me radhë, duke sjellë konfuzion te shoferët dhe duke rritur rrezikun e aksidenteve.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 26 maj 2023, pati deklaruar se rruga do të përfundonte plotësisht brenda atij viti. Megjithatë, tashmë jemi në prag të verës së vitit 2024 dhe rruga ende nuk është përfunduar. Në anën tjetër, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mbajtur një qëndrim të heshtur dhe duket se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të ndërhyrë, as përmes një telefonate, për të përshpejtuar procesin e përfundimit të rrugës.
Mos përfundimi i rrugës jo vetëm që ka krijuar vështirësi të mëdha për qytetarët në orientim, por ka rritur ndjeshëm dhe numrin e aksidenteve, duke bërë që kjo situatë të bëhet e papranueshme. Banorët kërkojnë veprim të menjëhershëm nga autoritetet për të përfunduar projektin dhe për të siguruar një rrugë të sigurt për të gjithë.
Alban Hyseni
Liburn Aliu
Alban S. Hyseni