Kishte gjashtë muaj që punonte për bukën e gojës.
Kështu deklaruar të afërmit e 60-vjeçarit që fatkeqësisht humbi jetën pas zbrazjes së kallashnikovit në ambientet e Top Channel.
Fqinjët e Pal Kolës, 60-vjeç, në deklaratat e tyre për media treguan se si ai bënte në këmbë disa kilometra për të shkuar në punë, pasi jetonte në zonën e Sharrës.
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, publikoi madje një foto ku tregohej se viktima kishte pasur vetëm 5 lekë me vete.
Ngjarja e rëndë nga Policia u raportua në orën 1:00, por banorë të zonës konfirmuan për Albanian Post se plumbat u ndjenë që në orën 12:30.
Kola, i cili ishte roje turni ndodhej në kabinën e sigurisë, ku një plumb i ka përshkruar trupin.
Ai u nis menjëherë për në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagës.
Në skenën e krimit janë gjetur mbi 25 gëzhoja, por ende nuk dihet motivi pas kësaj ngjarjeje të rëndë.
Liderë politikë, por dhe krerë të shtetit kanë reaguar duke dënuar sulmin dhe bërë thirrje për zbardhje të hetimeve.
Ndërkohë vetë Top Channel ende nuk ka pasur një reagim zyrtar për sulmin që i tronditi të gjithë këtë mëngjes të 27 marsit./Albanianpost/