Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, edhe një herë ka përmendur Kosovën. Këtë herë në takim me shefin e OKB’së, Antonio Guterres në Moskë.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur sot shumë për Kosovën gjatë konferencës së përbashkët që e kishte me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili po qëndron në Moskë.
Putin i tha në sy Guterres se është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ajo e cila e ka vërtetuar vullnetin e popullit të Kosovës për vetëvendosje.
Putin deklaroi se e ka lexuar me detaje vendimin e GJND-së dhe e di se shumica e shteteve e kanë pranuar Kosovën, derisa pyeti nëse Bashkësia Ndërkombëtare po përdor standarde të dyfishta dhe konstatoi se, sipas tij, të njëjtën të drejtë sikur Kosova duhet ta kenë për të vendosur edhe njerëzit e rajonit të Donbasit.
“Personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë. Më kujtohet mirë në vendim ku thuhet që një apo tjetër territor për ta ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin. Ky është një vendim i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet gjithashtu nga të gjithë”, citohet të ketë thënë Putin, transmeton Klankosova.
Në këtë rast, Guterres e ka dëgjuar më vëmendje Putinin dhe në fund i tha “Zotëri president, OKB-ja nuk e njeh Kosovën”, kurse lideri i Kremlinit ia ktheu se “shumica e vendeve e njohin Kosovën”