Në arsyetim thuhet se KQZ nuk ka trajtuar në mënyrë të plotë faktet relevante dhe kriteret ligjore që lidhen me procesin e certifikimit.
Në një vendim të shpallur sot, PZAP ka arsyetuar se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili refuzoi certifikimin e këtij subjekti politik më 10 dhjetor, nuk ishte i arsyetuar mjaftueshëm.
Paneli ka theksuar se KQZ nuk ka marrë në konsideratë të gjitha faktet relevante dhe kriteret ligjore që duhej të ndiqeshin gjatë procesit të certifikimit të kandidatëve.
Ndërkohë, KQZ-ja nuk e kishte certifikuar Listën Serbe as si parti politike, por që PZAP-ja kishte anuluar vendimin duke e kthyer për shqyrtim.

