Ditën e djeshme me takime të shumta e përmbyllëm në lagjen Balec, ku së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Ali Arifi, bashkëbiseduam me banorët për programin dhe vizionin tonë për katër vitet e ardhshme.
Me Aliun kemi punuar ngushtë në projektet më të mëdha që do ta transformojnë komunën tonë, dhe ai mbetet një garanci e fortë për vazhdimin e punëve të mira.
Në këtë takim ishte edhe ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili ndau përvojën dhe mbështetjen e tij për rrugën tonë të përbashkët.
#përGjilaninqëduam