NGA E THËNA, NË TË BËRË, ËSHTË NJË DET I TËRË!
Ju të LVV aq shumë keni ligjërue për rendin, rregullin, barazinë, pastërtinë, zhvillimin … që do ta promovoni, sa edhe rivalët më të përkushtuar nisën me besue që do ta bëni larg më mirë e më ndryshe seç ishte. Mirëpo, siç e thonë “Dita shihet në mëngjes…” e kjo që po e shohim për këto 50 ditë të qeverisjes len goxha shumë për të dëshëruar.
Hiç nuk jam idhtar i qasjes inatçore, tekanjoze e grindavece çfarë realisht e pati opozita deri tani por, me së paku 4 aktet e deritanishme që unë po i mbaj mend, vërtetë po e dëshmoni shkoqitur që ju jeni të mirë në ligjërimin teorik po jo edhe në vendosjen e agjendave të sakta e të realizueshme si në planin politik ashtu edhe në atë ekzekutiv.
1.
Tentativa me e kontrabandue qysh në ditët e para të qeverisjes krejtë partizançe (shpejtë e nëpër terr) ligjin zgjedhor me qëllim të “kapjes” së votave të diasporës në një proces të mundshëm e të afērt zgjedhor ishte akt i mungesës totale të sensit për unifikim e për ekuilibrim të shoqërisë së Kosovës. Thjeshtë, për mua, ishte një veprim adoleshent në udhëheqjen e punës së Kuvendit dhe të Republikës tonë.
2.
Shkuarja me eskortë shtetërore e Kryeministrit për të votuar në Tiranë me 25 Prill karshi 1000 problemeve esenciale që i ka Kosova ishte mesazh i keq nga një i zgjedhur me mbi 50% të votave të kosovarëve.
Aq më keq, Kryeministri bashkë me disa politikaj, akademikë e biznesmenë mendjelehtë e publikuan këtë shkuarje me krekosje dhe i “tundën” në ajër pasaportat e tyre të liberalizuara karshi një populli të tërë që ka mbetë i izoluar (në arrest kolektiv shtëpiak) qe 10 vite e mē shumë dhe është i vetmuar me këtë status në krejtë rajonin. Akt dhe mesazh provokues e poashtu fortë i papjekur apo jo?!
3.
Vonesa e paarsyrshme në prezantimin dhe në diskutimin e programit qeverisës anipse këtë program, me ndryshime fare kozmetike, LVV e ka promovue qysh prej vitit 2019 e këndej. Pra, do të duhesj që më së largu te java e tretë ky programi të ishte në agjendën e këshillit të ministrave dhe të Kuvendit të Kosovēs dhe
4.
Shkaktimi i kaosit të sotëm te pajustifikueshem dhe plotësisht te paarsyeshem te pensionistëve për tu vakclsinuar, flet për mungesën totale të organizimit, të strukturimit të akteve e të menaxhimit adekuat të këtij procesi kaq të rëndësishëm e kaq të ndieshëm.
Të tjerat, si kontrata për blerjen e qindra mijëra vaksinave dhe akte tjera si puna e dialogut, vetingut, ligjeve, e zhvillimit, arsimit, … ka edhe pak kohe pushteti e opozita per ta nise ballafaqimin në arenë.
Diqysh, kur i rendova shpejtë e shpejtë këto 4 akte kaq të dukshme, më erdhi spontanisht në mendje ajo thënia e njohur që “nga e thëna, në të bërë, na ndan një det i tërë” dhe kjo edhe ishte nxitja për ti shkrue e për ti publikue këta pak rreshta.
Zotshpillaku don die, don ndjeshmëri për unifikim, ekuilibrim, për programim, për rreshtim, për operim… dhe don shumë angazhim. Ama, angazhim të sinqertë, të mençur e vetmohues dhe asësesi ndryshe.
Cilado që mungon prej këtyre komponenteve, nisë e tëhollohet ose edhe këputet “zingjiri” i kryerjes së punēve…
Sa më parë që pushteti nisë e korrigjohet aq më mirë për neve 1.8 milon qytetarët e vendosur në marzhinat jo vetëm të Evropës po edhe të rajonit të Ballkanit.