Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemaj Mustafa, ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan.
Këtë e tha për klankosova.tv Mustafa , duke shtuar se zgjedhjet do të mbahen të dielën.
“Kam kandiduar për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan. Ne jemi dy kandidatë unë dhe Florim Arifi”.
“293 delegatët do të votojnë të dielën nga ora 10:00 për kryetar të degës”, tha Mustafa për klankosova.tv.