Vakitë e përditshme të Gjilanit
Nga thesari i popullit:
“Jepju hyqymetin për me ju pa marifetin”!
Pushtetarë dhe ju projektantë injorantë,
Shërimi i komplekseve tuaja nuk duhet të bëhet (dhe sidomos nuk duhet lejuar të bëhet) duke e hargjuar kot paranë e qytetarëve të varfër në zgjërimin plotësisht të panevojshëm e të pakuptimtë të rrugëve nëpër qendrën e ngushtë të qytetit.
Pyetja e logjikshme që duhet bërë për atë që po i ndodhë Gjilanit nëpër qendër është:
A duhet qyteti të shërbejë më shumë për jetë të qetë e të shëndetëshme të qytetarëve apo duhet t’u shërbejë sutomjeteve (teneqeve ndotëse) të cilat, kudo në glob, tentohet të zhvendosen jashtë qendrave urbane?
Andaj, përgjigja është fare e thjeshtë dhe e njohur:
Gjilani, për me e ruajtë njeriun e tij, për me ia nderue atij të shkuarën e sidomos për me ia respektue e mos me ia shëmtue të ardhmen, nuk e ka pasë komoditetin me zgjërue rrugë nëpër qendër. Këtë e bëjnë vetëm politikajtë dhe projektantët injorantë që me veti e bartin kompleksin e të voglit, të parriturit e të pajetuarit… Janë këta njerëz që nuk e kanë shijue kurrë lirinë e të menduarit me mendje të hapur, nuk e kanë shijue lirinë e të krijuarit e të vepruarit në harmoni me kërkesat e publikut, me të natyrshmen… Këta thjeshtë po mundohen me i shnoshë komplekset e veta tue e dhunue popullin, këta thjeshtë po shfryhen …
Nuk e thonë kot, nëse don me ia njoftë dikuj përnime marifetin, jepja pushtetin.
Zoti e ruajtë Gjilanin tim dhe popullin shqiptar prej këtij soji të njerēzve me këmisha të bardha, me kravata, me pare e me xhipa por, me mungesa katastrofike në kokë e në shpirtë!.
PS
Veç shiheni gjeometrinë e rrugës dhe trotuareve dhe e shihni me çfarë soji të njerëzve kemi të bëjmë. Ky investim, krejtë mund të jetë, veç modern edhe evropian kurrë jo.