Njeriu dhe mësuesi ynë i dalluar, Ilmi Ibrahimi, paska ikur nga kjo Botë. Mësuesi Ilmi, në fakt, po shkon vetëm fizikisht nga mesi ynë por, ai do të jetë prezent ndër ne dhe ndër brezat pas nesh sepse na e ka lënë trashëgimi profilin e mësuesit dhe të njeriut të rrallë e të vërtetë.
Përherë i afërt, përherë me disponim të mirë, përherë dëgjues i mirë e këshillues i mirë. Përherë ishte vital, i papërtesë dhe i gatshëm për punë në fushën e edukimit të fëmijëve tanë gjatë gjithë jetës së tij. Bile, këtë e bëri edhe në moshën e tij goxha të shtyer.
Zatën, nuk ka pasë as si të jetë ndryshe sepse mësuesi Ilmi ishte para së gjithash atdhetar i vërtetë e atdhetarët e bëjnē me shumë dashni punën për njerëzit e atdheut. Për fëmijët e tij, para së gjithash.
E themi sot, pa asnjë teprim, mësuesi Ilmi ishte nga njerëzit e rrallë që i pati Gjilani e Anamorava, prej të cilit mësuam të gjithë se si duhej të bëheshim njerëz të mirë, profesionistë të mirë e mbi të gjitha patriotë të devotshëm.
Do të na mungosh përherë i dashuri mësuesi dhe njeriu ynë i rrallë. Do të na mungojë përherë mirësia dhe rrezatimi yt i veçantë.
Do të të kujtojmë përherë i nderuari dhe i dashuri mësuesi ynë.
Në emrin tim dhe në emrin e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, familjes, miqëve, kolegëve dhe nxënësve të shumë gjeneratave të mësuesit Ilmi, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe e ndajmë patjetër dhembjen dhe mungesën me Ju.
Faleminderit prej mësuesit Ilmi.
I lumtë.
U prehtë në paqën e Parajsës së merituar të Zotit.