Ish Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Qemajl Mustafa ka reaguar në profilin e tij në fejsbuk, pas mbledhjes së bordit të drejtorëve të Komunës së Gjilanit dhe paraqitjes së tyre me veshjet kombëtare.
Kryetari i PDK-së z. Qemajl Mustafa ka thënë se hajnia dhe veshjet kombëtare nuk shkojnë bashkë.
Po ju sjellim reagimin e plotë;
Turpi ska kufij…
Milionat e hajnisë dhe veshjet kombëtare kurrë nuk kanë shkue bashkë. Fisnikëria dhe burrëria janë të mishëruara me veshjen komëtare por, këto dya skanë kurrëfarë lidhje me luksin e krijuar me vjedhjen që këta i bënë popullit tonë të varfër që me djersë e gjak e ruajti nëpër shekuj flamurin dhe veshjen kombëtare.
Ahmet Zogu njihet si themelues i shtetit shqiptar por hajnia, oreksi për me jetue ne luksin e mbreterise se tij falso dhe pastaj edhe tradhëtia qe i beri kombit e katandisën dhe e hudhën në plehun e historisë shqiptare.
Kthjelluni më në fund qytetarë të Gjilanit e të Kosovës.
Zoti dhe Amerika na bekoftë e na ruajtë se ne nuk dijmë me e ruajtë vehten tonë.