Qytetarë të Gjilanit,
LDK S’ ËSHTË “BRUM” PËR PITE TË MIRË. LDK ËSHTË SHKOLLË E MOÇME E ZHVATJES DHE E ZVARRITJES
Kjo që po e shihni nga auditorët dhe nga “rrëshqitjet” e rastësishme në debatet e kuvendit të Kosovës e të komunës, është veçse maja e malit të madh të fëlliqive të udhëheqjes së komunës tonë. E shumta ende nuk është parë.
Asgjë dhe asnjëherë, unë personalisht, nuk kam patur dhe nuk kam ndonjë të keqe me asnjërin nga këta që po e udhëheqin komunën e Gjilanit shtatë vite me radhë. Mirëpo, qysh para fushatës së vitit 2013 ju pata ftue sinqerisht, jo njëherë por shumë herë, që të mos i votoni sepse LDK nuk është “brum” për pite të mirë. Kur e them këtë, gjithnjë e mendoj majen e saj, pra, strukturën udhëheqësr të saj por jo asësesi votuesin e zakonshëm të saj që është një hallexhi i lajthitun si i gjithë populli i Kosovës.
Këta në krye, janë në shumicë dolloveraxhi e hajna të regrutuar heret, qysh prej atij 3%-shit që e mblidhte LDK e Ibrahim Rugovës nga ne populli i lodhur i Kosovës. Ibra, me prof. Aganin e me burrat e gratë e mira të Kosovës e mendonin më të mirën për ne por, hienat rreth tyre, këto fonde i keqpërdorën si mos më keq përmes transaksioneve të pista brenda e jashtë Kosovës. Të tillët sot prore e udhëheqin LDK-në. Aferat me “Dardania Bankën” në Tiranë janë mega skandale të cilat kurrë nuk e kanë pa drejtësinë. Këtë traditë të zhvatjes, të njëjtit, e kanë vazhdue kurrë pa u ndalë edhe gjatë e pas luftës së viteve 98/99. Krejtë çfarë ka ndrrue te ta është nunri i hajnave e i dolloveraxhive, gradimi i tyre në lartësitë e “zanatit” të vjetër të tyre fitimprurës dhe teknikat e zhvatjes. Bile, zhvatësit e LDK janë bërë edhe mësues të hershëm për subjektet tjera që erdhën ndërkohë në hapsirën politike të Kosovës.
Kjo që po e lexoni e që po e dëgjoni sot me ndërtesën e QKMF (e cila që nga 2016 po “mrizon” e nuk po kryhet kurrë) është vetëm njëra nga qindra pisllëqe të qëllimta që i prodhoi në Gjilan kjo udhëheqje që nga viti 2000 e deri në 2007 e pastaj nga 2014 e deri më sot.
Këta të komunës “evrupiane” t’Gjilanit, jo vetëm që kontratën e paskan këputë “miqësisht” po këta edhe tendaerët i japin e ryshfetin e marin pikërisht kështu “miqësisht”. Prandaj edhe shkunorëzimi me këtë operator ekonomik ka qenë “paqësor”. Në të kundërtën, ai do ti denonconte rëndë dhe fëlliqia do t’u dilte edhe më heret edhe më shumë për ledinë.
Nuk ka punë që është nisë në Gjilan (dhe kah Gjilani) nga ky kryetar e kjo udhëheqësi e që në themel nuk e ka njetin e keq.
Autoudha për Gjilan përcillet me plotë e përplotë dollovere e skandale nga LDK e AAK. Flitet goxha mirë edhe për ndonjërin nga PDK që flirtoi me ta. Një hetuesi plotësisht e pavarur (e pandikuar) kishte jo vetëm me i pensionue shumë politikaj të këtyre subjekteve por edhe me i que të gjithë në bankën e gjykatave tona.
U tha nga Auditori i pavarur se të gjithë tenderët e rrugëve, u ishin dhënë pa meritë jaranave të kryetarit e të funksionerëve të LDK e AAK.
Sa shumë punë ka shoqëria e jonë derisa të “dliret” prej këtyre njerëzve të sëmurë rëndë në politikë. Por, është rrugë të cilën duhet ta bëjmë me vendosmëri të paparë dhe me përkushtim epik. Rrugët tjera na çojnë digurtë në bankrot kombëtar e shtetëror.
Populli ynë i vuajtur por i mençur e thotë:
“Krejtë çka niset me njet të keq, përfundon me marre”!.
Maja e marres së madhe veç po u shihet qe disa vite me radhë. Të tërën s’kemi me e pa kurrë. Fatkeqësisht!.