Nuk gjeta fjalë më adekuate dhe që e kualifikon më mirë sjelljen e kryetarit të komunës së Gjilanit. Vetëm barbarët sillen barbarisht ndaj të mirës e të bukurës së krijuar me mundin dhe me paranë e publikut.
Rrethrrotullimi ishte aty i tëri. Me pak ndërhyrje estetike i tërë ai gjelbrim i kultivuar me vite ishte mbetur aty ku ishte.
Duhet shpjeguar sërish edhe diçka që kurrë nuk e kuptojnë injorantët, të korruptuarit dhe frigacakët e qeverisjes Haziri:
Ky segment i gjelbruar aty bashkë me hapsirën pranë sahatkullës është lidhja në mes të parkut dhe qendrës së qytetit me qendrën memoriale në kodrën e dëshmorëve dhe me rrugën tranzite poashtu.
Planerët e korruptuar në urbanizëm i janë nënshtruar Lutfi Hazirit dhe projektanëve të kompleksuar të rrugës me 4 korse.
Qesaj pleqtë tanë i kanë pas thënë “Prish shpi e maro hajat…”!.
Turp!