Për nder të 3 Dhjetorit Ditës Ndërkombëtare të Personave me nevoja të vecanta, stafi i Qendrës së Kujdesit “PEMA” në Gjilan, shënoi këtë ditë me disa aktivitete me fëmijët e kësaj Qendre si dhe me nxënësit e shkollës së mesme Gjimnazi “Xhavit Ahmeti” të organizuar nga profsoresha Vjollca Zymberi dhe zyrtatja për fëmijët me nevoja të vecanta Liridona Ukshini Kosumi. Kjo ditë dhe organizimi i këtyre aktiviteteve synojnë të promovojnë të kuptuarit e çështjeve të aftësisë se kufizuar dhe për të mobilizuar mbështetje për të drejtat, dinjitetin dhe mirëqenien e personave me nevoja të vecanta.
Psikologu Besnik Sherifi falenderon nxënësit e shkollës “Xhavit Ahmeti” profeseoreshen Vjollca Zymberi, zyrtaren për fëmijët me nevoja të veqanta Liridona Kosumi për bashkpunimin si dhe shënimin e kësaj dite me aktivtete rekreative, vetëdijësese dhe stimuluese për fëmijët. Rritja e ndërgjegjësimit, përfshirjes së personave më nevoja të veqanta në çdo aspekt të jetës ndikon në mirqenien e tyre duke e ngrit vetbesimin, socializimin, zhvillimin e potencialeve të cilat i posedojnë edhe këta fëmijë.
Urojmë sa më shumë angazhime, aktivitete për një jetë të pavarur dhe të lumtur!