Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar rreth personave që duhet të vet-izolohen pasi mbërrijnë në Kosovë nga ndonjë shtet tjetër.
Përmes një njoftimi për media, nga QKMK bëhet e ditur se kush duhet të testohet dhe vet-izolohet.
“1. Të gjithë personat që hyjnë në #RKS dhe e kanë të kryer testin për #Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim;
2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë;
3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të #COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
?????? ?????? ?? ???????? ??. ??.??/?? ??̈ ????̈? ?? ??? ????, ??̈? ?̧?̈?????? ? ?????? ??̈ ?????????̈? ? ??????̈?.
1. Të gjithë personat që hyjnë në #RKS dhe e kanë të kryer testin për #Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim;
2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë;
3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të #COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.
Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (???? ??̈????? ??? ????????̈ ??????, ?? ??? ??̈???? ??̈ ????? ??̈ ??????????). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në #RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS.
Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër #RKS, përjashtohen nga këto rregulla.