Dy ditë më parë Ministria e Drejtësisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit, i cili i angazhon 20 imamë që të mbajnë ligjërata fetare në burgjet e Kosovës në përpjekje për deradikalizimin e të burgosurve.
Kallxo.com ka siguruar listën e imamëve të cilët do të ligjërojnë dhe do të falin xhumanë në qendrat e Shërbimit Korrektues të Kosovës, bënë të ditur se në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan do të jetë i angazhuar imami Iljaz Mustafa.