Sot, ajo, si shqiptarja e parë në këtë post në këtë kanton, ka publikuar në faqen e saj të facebookut fotografinë nga mbledhja e parë e parlamentit në përbërje të re
Qëndresa Sadriu është zgjedhur rreth një muaj më parë deputete në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut. Ndërsa sot, ajo, si shqiptarja e parë në këtë post në këtë kanton, ka publikuar në faqen e saj të facebookut fotografinë nga mbledhja e parë e parlamentit në përbërje të re.
Me këtë rast ajo u është drejtuar miqve dhe dashmairësve të saj me një përshëndetje të thjeshtë: “Proud” ??? (krenare).
Mbledhja e parë konstituive e Parlamentit Kantonal, Zürich.
Die erste konstituirende Sitzung des Kantonalen Parlaments-Zürich.
faleminderit të gjithëve??
Danke euch allen.”
Qëndresa Sadriu, siç ka shkruar tashmë albinfo.ch, është një politikane e re nga mosha por me përvojë të konsiderueshme në politikën lokale dhe tashmë edhe kantonale të Zvicrës. Ajo është prej dy mandatesh këshilltare komunale ndërsa prej një viti, edhe kryetare e Asamblesë Komunale të Komunës Opfikon .
Në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2015 Qëndresa Sadriu pati kandiduar për vendin e deputetets në Parkaentin Fedreal të Zvicrës. Ndonëse ka qenë garuesja më e suksesshme në mesin e shqipütarëve por votat nuk i kishin mjaftuar për tu zgjedhur.