Kryetari në detyrë i Kamenicës, Qëndron Kastrati i ka shkruar një letër të hapur kryetarit të zgjedhur, Kadri Rahimaj, përmes së cilës i ka kërkuar që të reflektojë për reformën në arsim, e jo sipas tij, të bëj veprime populliste.
Duke i uruar fat dhe suksese kryetarit të ri, Kastrati, ka thënë ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë të gatshëm të kontribuojnë për të mirën e qytetarëve.
“Mos na kurse”, përfundon letrën ai.
Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të Kastratit drejtuar kryetarit të ri të Kamenicës, Kadri Rahimaj.