Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, dje në një takim pune dhe mobilizimi kundër virusit Covid-19, ku ishin të ftuar kryetarët e 11 komunave të regjionit të lindjes, u tregua i kujdesshëm gjatë mbledhjes, ku ka afruar krahun te goja gjatë kollitjes. Tani më edhe qyteti i Kamenicë është përfshier në hartën e coronavirusit, ku fshati Topanicë i Komunës së Kamenicës, ka 12 raste të prekur nga coronavirusi.
Ekspertët e shëndetit publik kanë dhënë këshilla për masat mbrojtëse kundër infektimit me coronavirus:
Pastroni duart me sapun dhe ujë të ngrohtë për rreth 20 sekonda,fërkoni duart mirë në të gjitha pjesët, përfshirë majat e gishtërinjve dhe hapësirat mes tyre.
Përdorni faculetë kur kolliteni ose teshtini.
Nëse nuk keni faculetë, përdorini mëngët e rrobave, duke e afruar krahun te goja dhe hunda.
Mos i prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra.