Një rrëfim i pazakontë për një qen në Brazil është bërë viral, kurse miliona njerëz nga e mbarë bota kanë parë pamjet që i ka filmuar kamera e sigurisë brenda klinikës veterinare.
As punonjësit e saj nuk mund të besonin, kur qeni endacak u fut brenda në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mjekja Dajse Ferreira, akoma nuk po mund të beson se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
“Sapo kisha përfunduar kontrollin e një qeni kur para dyerve u shfaq një qen që çalonte – më tregoi këmbën e lënduar duke ma bërë me dije se ku po i dhemb”, ka shtuar Ferreira. Edhe kolegët e Ferreiras mbetën të habitur se si qeni kishte ditur të shkoj në klinikën veterinare dhe të kërkoj ndihmë.
Pasi e kishin kontrolluan, menduan se mund të ketë lëndim të lehtë në shputën e këmbës – por doli të tjerë problem më serioz – tumori që i ishte mbuluar me insekte.
Menjëherë e dërguan në sallë për ta pastruar dhe shëruar – e rrëfimi i kësaj kafshe ka bërë bujë në botë – duke arritur mijëra kërkesa për ta marrë nënë përkujdesje.