Problemi me qentë endacak vazhdon të jetë ende aktual. Qytetarët e shqetësuar kërkojnë zgjidhjen nga organet, pasi ndjehen të rrezikuar për çdo ditë nga qentë endacak.
Prindërit thonë se gjendja me qentë endacak ka bërë që fëmijët e tyre t’i shoqërojnë gjatë gjithë kohës.
Disa mjedise publike në lagjen Dardani janë kthyer në strofull të qenve endacak, thonë banorët. Gjendja më alarmante sipas tyre është gjatë mbrëmjeve kur ata lëvizin në grup, fatmirësisht deri tani nuk është kafshuar asnjë, por banorët shprehin shqetësimin për sigurin e fëmijëve të tyre teksa ata shkojnë në shkollë.
Radio Star ka siguruar disa video teksa shihen qent endacak, në oborrin e shkollës “ Selami Hallaqi “ dhe në rrugët e lagjës Dardania.
VIDEO: