Qentë endacakë vazhdojnë të jenë ende një problem aktual në komunat e Kosovës, e ndjekja nga ta është bërë e përditshme.
Një rast i tillë ka ndodhur sonte në Gjilan, ku një qytetar është sulmuar nga qentë endacakë.
Përmes një postimi në facebook, personi i sulmuar ka publikuar një foto, ku tregon se është sulmuar nga qentë endacakë, përmes shkrimit ka kërkuar nga kryetari i komunës dhe organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kësaj dukurie.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Sonte rreth ores 21:30 ne qytetin e Gjilanit perkatesisht tek Permendorja
“Abdullah Tahiri” me selmuan disa qenë endacak, ngjarja ndodhi ne ate qast ku kishte levizje te shumta te qytetareve. Une si dashamir
i ecjes , eci çdo natë po te njejten kohe kam rastis raste te njejta ku vardisen qenet endacak por hera e pare qe me sulmuan, sulmi ndodhi pasi qe isha ne trotuar duke ec dhe papritmas me selmuan ne kembe ku per pak isha duke u hedhur ne vetur pas sulmit. Fatmirsisht nuk pesova lendime por vetem nje gervishtje.
Ftoj Kryetarin e komunes organet e rendit te jene
me vigjilent, sepse ndryshimin te cilin qytetaret e kan vlersuar nuk e kan vlersuar ndryshimin ndryshim te garderobes por te qeverisjes. Sonte me ndodhi mua neser i ndodh dikujt tjeter, prandaj duhet nje zgjidhje sa më shpejt. Eh levizja e qytetareve te jete me e sigurt sidomos ne qytet e mos te flasim ne fshatra ku çdo dite hasin ne probleme te tilla.
Shëndet.