Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personave të pagjetur.
Qerkini tha se familjarët e të pagjeturve kanë të drejtë të kritikojnë dhe të kërkojnë të pamundshmen.
“Ne familjarët kemi të drejtë edhe kur s’kemi të drejtë kemi të drejtë të kritikojmë dhe të kërkojmë atë të pamundshme. Republika e Kosovës të zbatojë kur nuk e përkrahin shtetet. Sot sot i patë shumë ambasador, ku une kom pasë takim me ta, Brukseli me vendimet e veta duke thënë se duhet jetë prioritet humanitar personat e pagjetur, e ka stagnuar komplet e procesit e personave të pagjetur”, u shpreh Qerkini
Ai iu drejtua edhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, duke i thënë që duhet bërë më shumë në këtë proces.