Bajram Qerkini, edhe pse në moshë të shtyrë mbetet që nga pas lufta zëri i familjarëve të personazhe të zhdukur.
83 vjeçari, babi i një djali të zhdukur në vitin 1999, është i zhgënjyer me punën e institucioneve karshi fatit të këtyre personave. Qerkini që udhëheq me Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, thotë se ata kryeministri Albin Kurti nuk i ka vizituar kurrë.
Madje ai thotë se krerët e institucioneve nuk po dakordohen për vendiem të rëndëshime me miqtë , e po bëhen me të mençur se amerikanët se anglezët, më të mençur se të gjitha shtetet e QUINT-it.
Gjetjen e një gjuhe të përbashkët e ka kërkuar ai fillimisht brenda vendit duke përdorur edhe një metaforë “të gjithë me qenë sikur vëllezër, siç kanë thënë më herët edhe pse tash vëllezërit nuk flasin, po si të jenë baxhanak se ma ata po kalojnë më mirë”.
“Albin Kurti nuk ka ardhur nuk ka ardhur në këtë zyrë kurrë, po as në atë tjetrën. Mendojnë se janë më të mençur se ata. Më të mençur se amerikanët, më të mençur se anglezët, më të mençur se krejt shtetet e QUINT-it që kanë pru vendim me na çliruar, na po dalim më të mençur se të gjithë. Nuk po gjejmë gjuhë të përbashkët me miqtë tanë, me njerëz që duhet të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe t’i tejkalojmë këto krizat të shekullit 21. Mos të harrojmë se është shekulli 21, nuk është më i sëpatës, se na kemi me dal para armikut edhe me sëpatë. Mirëpo tash është lapsi”.
“Laps kanë mjaftueshëm, gjuhë të gjithë po din, pse nuk po ulen me biseduar. Këta nuk po ulen me biseduar mes veti e lëre më ndërkombëtarët. Na duhet njëherë brenda, politika brenda e rrethit, dhe kur nuk është punë kombëtare të gjithë me qenë një gjuhë. Të gjithë me qenë sikur vëllezër siç kanë thënë më herët, edhe pse tash vëllezërit nuk flasin, po si të jenë baxhanak, me ata e kanë se me vëllezër pak”.
Qerkini thotë se kjo Qeveri çështje e të zhdukurve e ka përzier me temat politike. Ndonëse shton se janë formuar disa komisione, thotë se pak është bërë në këtë drejtim.
Madje sipas tij, po shkelen të drejtat e familjarëve që janë të garantuara me konventa ndërkombëtare.
“Kjo Qeveri e ka përzier me politikë dhe për dy fjalë apo tri pse nuk po munden me gjet gjuhë të përbashkët në Bruksel e kanë anuluar edhe procesin e personave të pagjetur. I kanë bërë disa lëvizje edhe disa komisioni dhe nën-komisione pa rezultate të cilat ne e kemi ditur se do të bëhet shumë më shumë se që kanë bërë deri më tani”.
“Asnjëherë, asnjë Qeveri nuk them që s’ka bë asgjë, bile është përpjeku,r por tash e dy vite është ngrit çështja e personave të pagjetur për shkak se në vend që të punohet ashtu siç është me konventa ndërkombëtare e paraparë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve të punohet në aspektin human e jo politik mjerisht, tek ne është përzier politika dhe ka stagnuar”.
“Po na i shkelin të drejtat elementare të garantuara me konventa ndërkombëtare të botës që duhet ta dish për personin e pagjetur, për personin të cilin e kanë marrë, e kanë masakruar, që e kanë dërguar 400 km larg Kosovës”.
Duke folur për gjendje në të cilën punojnë ai tha se në objektin ku janë vendosur nuk kanë as rrymë e nuk po kanë me çka të ngrohen, madje thotë se “një kojshi ma lëshojnë vetëm një tel për nxemje”.
“Unë mendoj që nuk duhet të dilet para popullit pa vendime konkrete, pa biseda konkrete si të pagjeturit, si ne që s’po kem as bukë me ngrënë e dikush po luan me miliona, nuk po din me çka po bëjnë, vetëm bredha çka kanë bë. Në këtë ndërtesë tash e tre muaj po kërkoj të ma lëshojnë rrymën, dhe vetëm një kojshi ma lëshojnë vetëm një tel për nxemje. Nuk ma kanë pru rrymën”.