Qeveria e Kosovës është deklaruar për mos takimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Qeveria për Tëvë1, thotë se në bazë të agjendës së deritanishme, Rama po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t`i rregullojë raportet.
Ndërsa, Zyra e Kryeministrit e ka ftuar Ramën në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor, kurse përmes një përgjigjeje të Zyrës së Kryeministrit Rama thuhet se nuk do të jetë i pranishëm me këtë datë në Kosovë.
“Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor.
Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.