Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, po i përcjell me vëmendje deklaratat e zyrtarëve të qeverisë Haradinaj lidhur me taksën. Përmes mediave të Beogradit Dacic ka analizuar fjalët e Avni Arifit, më pas ka deklaruar se Kosova do ta shfuqizojë taksën. Arifi tha se taksa do të hiqet kur Serbia ta njeh KosovënShefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, i është kundërpërgjigjur Ivica Dacicit për deklaratat që ky i fundit i lëshoi në Beograd.
Dy javë ditë pasi Serbia ta njeh Kosovën do ta heqim tarifën”, tha Arifi për Express.Arifi e ftoi Dacicin që ta njoh Kosovën e pavaruar dhe të krijohet tregu i pëbashkët evropian.“Nëse këtu Dacic po sheh dicka pozitive unë e përgëzoj atë dhe e ftoj që sa me shpejt ta njeh Kosovën në mënyrë që të krijojmë tregun e përbashkët në krejt Evropën Juglindore”, përfundoi ai.
Ndryshe Dacic ka deshifruar Arifit që sipas kryediplomatit serb në përkthim në “gjuhë të thjeshtë” i bie shfuqizimi i taksës.