Nga e premtja do të hyjnë në fuqi masat e reja Anti Covid në Kosovë. Të njëjtat tashmë janë votuar në Qeveri të Kosovës.
Qeveria e Kosovës i ka miratuar masat e reja kundër përphapjes së COVID-19, të cilat janë prezantuar të mërkurën nga kryeministri Avdullah Hoti.
Me këto masa, varësisht se në cilat zona të rrezikshmërisë gjenden komunat e vendit, është e përcaktuar edhe karantina dhe puna e lejuar e gastronomisë.
Sipas masave që hyjnë në fuqi nga e premtja, në Prishtinë dhe 9 komuna të tjera të Kosovës, pas orës 19:00 do të ketë “orë policore”.
Kurse, aktiviteti ekonomik do të lejohet nga ora 05:00 deri në orën 18:00, 19:00 ose 20:00, varësisht në cilën “zonë” të vlerësuar të rrezikshmërisë ndodhet komuna.
Komunat janë ndarë në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.Komunat në “zonën e kuqe” janë: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kososva, Mitrovica e Jugut, Gjilani, Ferizaj, Shtimja, Gjakova dhe Peja.
Këto komuna janë cilësuar me rrezik të lartë të infeksionit pasi kanë mbi 150 persona të infektuar në 100 000 banorë brenda javës.