Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar ndarja e 5.8 milionë eurove, në kuadër të pakos për përballje me inflacion.
Ministri i Financave, Hekuran Murati thekoi se këto mjete shtesë do ndahen pas rikthimit të mjeteve në pakon e ringjalljes ekonomike, përcjell teve1.info
“Tani që kemi rikthim të mjeteve në pakon e ringjalljes ekonomike mund të vijojmë me ndarje shtesë. Pra bëhet fjalë në pakon në përballje me inflacionin, që kanë qenë masat qoftë për mbështetjen e sektorit publik apo edhe punëtorëve në ndërmarrje publike dhe studentëve, që kanë mbetur ende disa pa e marrë mbështetjen sipas pakos, si dhe është edhe ndarje shtesë në kuadër të masës për subvencionim të kursimit të energjisë elektrike. Pra në tërësi shuma është 5.8 milionë euro që duhet të ndahet, përkatësisht në këto tri masa mbështetëse”, tha ai.
Kjo pikë u miratua pa asnjë abstenim dhe asnjë kundër. /Teve1.info/