Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës, mori vendim që të themelojë Këshillin e Ekspertëve për dialog me Serbinë.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, tha se ky këshill do të veprojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
“Propozojmë që të themelohet këshilli i ekspertëve për dialog me Serbinë, si zyre e veçantë në kuadër të zyrës së kryeministrit. Këshilli i ekspertëve bën analiza specifike dhe këshillon kryeministrin dhe qeverinë për çështje të dialogut me Serbinë, sipas temave që diskutohen në dialog”.
“Ky këshill do të veprojë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Përmes këtij vendimi do të caktohet edhe koordinatori shtetëror për dialog i cili do të bëjë koordinimin e këshillit është njëkohësisht edhe këshilltar i kryeministrit”, ka thënë Selmanaj.