Nga java e ardhshme, ka shumë gjasë që qytetarët nuk do të mund të lëvizin gjatë gjithë kohës e as kafiteritë nuk do të punojnë me orarin që kanë tani.
Qeveria e Kosovës pritet të ashpërsoi masat kundër pandemisë si rezultat i rritjes së numrit të të infektuarve.Gazeta Infokus mëson se tashmë është duke u diskutuar në Qeveri për një version të masave të reja të cilat do të kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe aktivitetet e bizneseve ngjashëm me vendet e tjera Evropiane.
Ky vendim pritet të merret të premten pas rekomandimeve të komisionit për vlerësimin e gjendjes pandemike në vend.Sipas informatave, masat do të mund të hynë në fuqi nga 8 marsi ndërsa do të jenë të vlefshme në të gjithë vendin.