Republika e Kosovës po vazhdon me procesin e regjistrimit të popullësisë, i cili po realizohet në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, regjistrimi fizik ka rezultuar me 1,586,659 banorë, raporton teve1.info
Qeveria e Kosovës vazhdon të ftojë diasporën për të u regjistruar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në këtë proces.
Afati i fundit për regjistrim është 31 gushti, dhe procedura mund të kryhet nëpërmjet platformës online “eDiaspora”.
Në një njoftim të shpërndarë nga Ambasada e Kosovës në SHBA, theksohet: “Të dashur bashkatdhetarë, regjistrimi juaj është i rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Regjistrohu!”