Zëvëndësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksander Vucic, i cili ka thënë se ushtria serbe po qëndron e gatshme në kufi me Kosovën, transmeton Gazeta Metro.
Përmes një statusi në Facebook, Ramadani u ka bërë thirrje partnerëve të reagojnë, ndaj kërcënimeve të presidentit serb.
Ai ka thënë se secili duhet ta dijë, se gjuha kërcënuese e Vucicit është e papranueshme, dhe sjellë tensione.
“ Secili duhet ta ketë të qartë se gjuha kërcënuese e Vuçiqit është e papranueshme dhe sjellë tensione të mëtejshme. Për më shumë, kjo kërcënimet e Vuçiqit dëshmojnë edhe njëherë pretendimet e vjetra të Serbisë”, ka shkruar zëvëndësministri.
Ramadani ka përfunduar se Vucic duhet të kuptojë se koha e Millosheviqit ka përfunduar, dhe nuk do të përsëritet më kurrë.
Postimi i plotë:
Kërcënimi i Vuçiqit, partnerët të reagojnë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërcënuar sërish Kosovën, duke thënë se Ushtria serbe është në gjendje gatishmërie në kufirin me Kosovën.
Secili duhet ta ketë të qartë se gjuha kërcënuese e Vuçiqit është e papranueshme dhe sjellë tensione të mëtejshme. Për më shumë, kjo kërcënimet e Vuçiqit dëshmojnë edhe njëherë pretendimet e vjetra të Serbisë.
Vuçiq duhet ta kuptojë se koha e Millosheviqit ka përfunduar. Gjenocidi dhe spastrimi etnik, që u ka ndihmuar edhe vetë Vuçiqi, nuk do të mund të përsëriten më kurrë.