By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Qeveria ka gati Projektligjin për sigurimin shëndetësor, në qershor procedohet për votim
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Qeveria ka gati Projektligjin për sigurimin shëndetësor, në qershor procedohet për votim

Përditësimi i fundit: March 29, 2024 9:24 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Një dekadë pas miratimit të ligjit për sigurime shëndetësore, Qeveria ka në plan që ta sjellë një të ri.

- Advertisement -

Projektligji që rregullon sistemin e sigurimit shëndetësor tashmë ndodhet në konsultim publik dhe së shpejti pritet të votohet edhe në qeveri. Ky do të jetë obligim për të gjithë qytetarët e republikës.

Sigurimi mbulon shërbime shëndetësore të ndryshme si kujdesin mjekësor, atë dentar, shërbimet diagnostike dhe analizat laboratorike, trajtimin në spital, përfshirë kostot e akomodimit për pacientët spitalorë, kujdesin rehabilitues për pacientët e disa tjera.

Por, për të marrë këto shërbime, qytetarëve do t’u ndalen 3.5 për qind të pagës bruto, për fondin e sigurimeve.

Megjithatë, projektligji parasheh edhe lehtësira për disa kategori, siç janë: invalidët, familjet me asistencë sociale, të burgosurit, viktimat e trafikimit e të tjerë, për të cilët koston e shpenzimeve i mbulon shteti.

Sidoqoftë, projektligji edhe nëse kalon në Kuvend, vlerësohet se duhet kohë deri të zbatohet.

“Ka shumë faktorë që nevojiten të plotësohen para se të fillojnë sigurimet shëndetësore duke filluar nga sistemi informativ shëndetësor, i cili ende është në fazën e pilotimit në Ministrinë e Shëndetësisë, ende nuk është i shtrirë në tërë territorin e Kosovës”, deklaroi Bujar Vitia, gazetar.

Vitia përmend edhe faktorë të tjerë që mund ta shtyjnë edhe më shumë zbatimin e sigurimit shëndetësor.

“Janë protokollet shëndetësore të cilat nevojiten para se të fillojnë sigurimet dhe ne ende nuk kemi protokolle për sëmundjet të cilat trajtohen në QKUK, nuk e kemi një listë të definuar të shërbimeve që jepen në QKUK dhe në spitale të përgjithshme, nuk e kemi një çmimore të shërbimeve”, shtoi tutje Vitia.

Megjithatë, sipas agjendës së Qeverisë, projektligji në qershor do të votohet në qeveri, për t’u proceduar më pas edhe në Kuvend./atvlive.tv/

Ja sa para i ka dhënë Vlora Çitaku për Xhakën, Shaqirin dhe Lichststeiner
Ikja e trurit, gangrenë, të cilën Kosova do ta ndjejë shumë shpejt
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: Vettingu të jetë mjeti i fundit për të përmirësuar drejtësinë
Parashikimi i motit për të hënën
Haradinaj: Qeveria po i mban peng pagat e policëve për vota
Artikulli i mëparshëm Prokuroria deklarohet për intervistimin e Martin Berishajt, tregon veprat për të cilat dyshohet ai
Artikulli tjetër “Radoiçiqi po trajnon terroristë të tjerë”, Sveçla kritikon aleatët për neglizhencë për Banjskën

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.