Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID, pas rritjes enorme të rasteve të reja të vdekjeve si pasojë e infektimit me coronavirus dhe rasteve të reja pozitive.
Në mbledhjen e 32-të të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se institucionet janë të detyruara të shtrëngojnë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë detaje edhe për rregullat e reja për të gjithë ata që duan të hyjnë në territorin e Kosovës.
Tani qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga pikat kufitare do t’u kërkohet dëshmia e vaksinimit, testi PCR i 72 orëve të fundit apo ai serologjik i 30 ditëve të fundit, pavarësisht shtetësisë së tyre.
Lexo edhe: Hoxhaj: Serbia po armatoset nga Kina, BE-ja ende asnjë fjalë
“Të gjithë qytetarët pavarësisht shtetësisë janë të obliguar që në pikëkalimet kufitare të paraqesin dokumente përkatëse, siç janë dëshminë e vaksinimit, testit PCR të bërë në 72 orët e fundit , ose testin serologjik jo më të vjetër se 30 ditë. Në të kundërtën duhet të plotësojnë formular nën betim dhe të vetizolohen për shtatë ditë”, ka thënë Vitia.