Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot kanë arritur marrëveshjen për krijimin e koalicionit qeverisës.
Kurti njoftoi para medieve se Qeveria e udhëhequr nga ai, do t’i ketë 15 ministri, dy zëvendëskrzeministra dhe 33 zëvendësministra. Ai rritjen e numrit të ministrave nga 12 në 15, e tha me arsyetimin se më mirë të jetë reduktimi në 15 ministri, sesa të presin më gjatë për 12 ministri, shkruan Insajderi.
“Jemi dakorduar që t’i kemi 15 ministri dhe 33 zëvendësministra kjo tregon se qeveria jonë ende pa ia nisur punës ka bërë një ndryshim të madh pasi është qeveria më e vogël. Ne kemi vlerësuar që synimi ynë që t’i kemi 12 ministri ka qenë i drejt, por kemi thënë se është një tendencë për të kursyer sa më shumë, por në anën tjetër është dëshmuar se krijimi i disa superministrive është kosto më e madhe se sa t’i kemi 12 ministri. Më mirë të bëjmë reduktimin më të shpejtë në 15 ministri se sa të presim më gjatë për 12 ministri”, ka thënë Kurti.