Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim hapja e të gjitha pikave kufitare tokësore.
Ministri Zemaj ka bërë propozimin për plotësim vendimin e datës 31 maj 2020.
“Ky vendim hyn në fuqi më 22 të këtij muaji duke pasur parasysh që përgatitjet janë më intensive. Edhe sot, manuali do t’iu shpërndahet të gjitha institucioneve. Manuali është i gatshëm dhe do të mbikëqyret rreptësishtë. Të u ofrojmë qytetarëve, sidomos atyre që i frekuentojnë këto pika lëvizje të lirë”, tha Zemaj.
Vendimi nënkupton hapjen e pikave kufitare në Qafë-Morinë, Muçibabë dhe Mutivodë.