Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese/elektronike, e 68-ta me radhë, në të cilën ka miratuar vendime dhe dokumente të tjera sipas përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme:
Në Zonën Kadastrale Bresalc, komuna Gjilan, e cila preket nga ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë;
Në Zonën Kadastrale Balincë, komuna e Malishevës, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N9, Prishtinë – Pejë dhe;
Në Zonën Kadastrale Milloshevë, komuna e Obiliqit, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë.
Në vazhdim të mbledhjes kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për anulimin, ndryshimin dhe plotësimin e pjesërishëm të Vendimit Përfundimtar Nr. 12/71, datë 23.10.2018, me të cilin janë miratuar shpronësimet e pronave, të cilat preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, Segmenti Banullë – Bresallc, që prek komunat Lipjan (Zonat Kadastrale Banullë, Sllovi, Smallushë), Novobërdë (Zona Kadastrale, Parallovë) dhe Gjilan (zonat kadastrale Bresalc, Ponesh dhe Zhegovc).
Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të objekteve, të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i parkut, që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit, në fshatin Studençan, komuna e Suharekës./PlusTV/