Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale.
Murati shtoi se miratimi i këtij propozimi i hap rrugë miratimit në Kuvend të pagës minimale prej 264 euro bruto apo 250 euro neto.
“Projektligji në fjalë ka për qëllim të ndryshojë shkallën tatimore në të ardhura personale dhe procedurat në përcaktimin e pagës minimale. Përmes këtij ligji synojmë të eliminojmë pasiguritë juridike për pagën minimale në nivel kombëtar. Së fundmi ky projektligj rregullon edhe mënyrën e propozimit të pagës minimale nga ministri. Miratimi i këtij propozimi i hap rrugë miratimit në Kuvend të pagës minimale prej 264 euro bruto dhe 250 euro net”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë.