Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Projektligji, i miratuar në mbledhjen e dytë të Qeverisë, përcakton themelimin, organizimin dhe kompetencat e Byrosë Shtetërore, si dhe procedurat që do të ndiqen për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Sipas Qeverisë, përmes këtij projektligji synohet krijimi i një mekanizmi institucional për verifikimin e pasurisë, në përputhje me kompetencat dhe procedurat e përcaktuara me ligj.
Projektligji tashmë i miratuar nga Qeveria pritet të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës./Arbresh.info










