Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e propozim-vendimit për themelimin e strukturave për hartimin e strategjisë kundër korrupsionit.
Kryeministri Albin Kurti tha se mandatin e kanë filluar duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Mandatin tonë qeverisës e kemi filluar duke qëndruar afër me qytetarët dhe duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar përmes politikave të drejta e të guximshme të qeverisjes me duar të pastra” tha Kurti.
“Rezultatet tona i ka konfirmuar edhe “Transparence internacional” me indeksin e perceptimit të korrupsionit ku Republika e Kosovës ka shënuar progres për 20 vende në dy vitet e fundit. Me të njëjtin ritëm do të vazhdojmë” shtoj Kurti.