Ferdonije Qerkezi ka kritikuar Qeverinë për mungesën e rezultateve në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Në një deklarim për Kanal 10, Qerkezi ka thënë se, pavarësisht premtimeve dhe fjalëve të mira nga përfaqësuesit institucionalë, nuk është bërë asgjë konkrete për gjetjen e të pagjeturve.
“Secili po folë fjalë të mira, por… kurrgjë hiç. Qeveria mosvet. Edhe neve na kanë hupë shpresat krejt. Më kanë dhënë premtime që do të punojnë për me i gjetë të pagjeturit”, ka thënë Qerkezi.
Ajo ka shprehur zhgënjimin me premtimet e marra ndër vite për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.










