Qeveria nuk po e përjashton mundësinë e mbylljes së shkollave, kjo në rast se ka rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19.
Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në Komisionin për Shëndetësi ku ishte thirrur për të raportuar lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.
Latifi ka thënë se në rast të mbylljes së shkollave, do të pësojë ekonomia meqë prindërit do të duhen të kujdesen për fëmijët e tyre.
Ministri Latifi ka theksuar se në rast të keqësimit të situatës me COVID-19, shkollat do të mbyllen për një kohë të caktuar.
“Jam i vetëdijshëm qe nëse mbyllen shkollat, ekonomia do të pësojë shumë sepse prindërit nuk do të mund të shkojnë në punë meqë duhet të kujdesen për tu kujdesur për fëmijët. Nëse nesër na keqësohet gjendja absolutisht duhet ti mbyllim shkollat për një kohë të caktuar”, tha ai.
Ndërsa, të martën zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Dukagjin Pupovci ka treguar për KosovaPress se nga 780 shkolla, 27 prej tyre tashme po vijojnë mësimin në platformën online
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se do të ketë rishikim të masave antiCOVID-19.
Megjithatë ai ka theksuar se masat antiCOVID janë konform masave të rajonit.