Sot, Qeveria e Kosovës, do të mbaj takim online, ka njoftuar, kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një vizite që pati në Gjilan.
Kurti deklaroi që për takimin online është informuar edhe kryetari Haziri nga ministri në detyrë Arben Vitia, ku në këtë takim online do të diskutohet për vazhdimin e masave.
“Sot do të kemi një takim në qeveri, takim online. Lidhur se si do të vazhdojmë me masat në vijim në mënyrë që të kemi kufizim të lëvizjes sepse lëvizja e qytetarëve është lëvizje e virusit”, tha Kurti.
Nga Gjilani, Kryeministri në detyrë Kurti tha se po mundohen që ta ndalin sa më shumë përhapjen virusit COVId 19 në Kosovë.
“Nuk kemi kohë të humbim me çështjen e ping-pongut politik, nuk mund të ketë temë tjetër kur s’mund të ketë prioritet tjetër. Jemi të angazhuar në luftimin e virusit dhe nëse e shpërqëndrojmë veten në çështje tjera do ta dobësojmë veten në frontin jetik të shëndetit publik”, ka thënë ai./gazetametro.net