Ekzekutivi ka reaguar pas nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Qeveria ka sqaruar se ky vendim do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit dhe se prej 1 janarit 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen.
“Liberalizimi i vizave ishte një proces i gjatë dhe i vështirë, i cili më në fund u arrit të përmbyllej me sukses. Kosova ishte vendi i fundit në Ballkan që akoma kishte regjim të vizave. Kosova i përket Evropës dhe tashmë qytetarët tanë do mund të ndihen evropianë”, thuhet në një komunikatë.