Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, pikë e rendit të ditës janë vendosur propozim-vendime, dy prej të cilave kanë të bëjnë me çështjen e sigurimit kufitar për bashkëatdhetarët.
Në këtë propozim kërkohet mbulim nga Qeveria e Kosovës të obligimeve të Primit të sigurimit kufitar, për mërgimtarët dhe të huajt që janë subjekt i policës kufitare dhe që hyjnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.
”Shqyrtimi i Propozim-vendimit për mbulimin e plotë të obligimeve të Primit të sigurimit kufitar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të gjithë bashkëatdhetarët dhe të huajtë që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021”.
Gjithashtu në këtë mbledhje, si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i një kërkese për emërtimin e letrave me vlerë të cilat do shiten me pakicë.
Emërtimi i tyre është ‘’Bono të Diasporës’’.
”Shqyrtimi i Kërkesës për emërtimin e letrave me vlerë të Qeverisë që do të shiten me pakicë me emërtimin ”Bono të Diasporës” ”.klankosova