Gazeta10 nga burime të sigurta, mëson se sot Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, përveç mësimdhënësve që do të mbajnë grevën, ua ka pezulluar pagat edhe gjithë punëtorëve të komunave (shërbyesve civil).
Më tej, ky burim i ka thënë gazetës se pagesat u janë pezulluar edhe asamblistëve.
Gazeta 10 ka konfirmuar se në komunat e Prizrenit, Mitrovicës e Prishtinës, nuk janë ekzekutuar pagat.
Në lidhje me ekzekutimin e pagave, sot përmes një konference për medie është deklaruar Ministri i Ekonomisë dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se sot është bërë ekzekutimi i pjesshëm i pagave në sektorin publik.