Qeveria e Republikës së Kosovës në mënyrë unanime kanë miratuar propozimin për krijimin e një Komisonit të Posaçëm për parandalimin e infektimit me koronavirus.
Ministri Anton Quni ka propozuar që pjesë e këtij Komisioni të jetë edhe gjenerali i FSK’së, Rrahman Rama, ndërkohë ministrja Rozeta Hajdari, ka thënë se pjesë e këtij komisioni duhet të jetë edhe Departamenti i Rezervave Shtetërore.
Krijimi i këtij komisioni vjen pas vendimit të djeshëm të Qeverisë me një sërë masash për parandalimin e infektimit me koronavirus.