Qeveria Kurti ashtu siç edhe është pritë, ka dështua ti përmbush pritjet e qytetarëve. U deshën shumë muaj për tu marrë vesh për koalicion, ndërsa 50 ditë për të dështuar ky koalicion. Në fakt, Kurti është zhveshë nga parimet, dhe ka shkelë të gjitha premtimet përmes së cilave ka ardhë në pushtet. Pra, votuesi i VV-së dhe qytetari i Kosovës është mashtrua edhe shumë edhe papritur.
Ajo që është brengosëse për Kosovën dhe popullin e saj, është acarimi i raporteve mes Kosovës dhe ShBA-ve së fundmi. Mungesa e guximit për tu përball me presionet ndërkombëtare dhe mungesa e gatishmërisë për tu ulur në tavolinë me departamentin e shtetit për ti shpërfaqë argumentet tona si shtet e si popull, e ka sjell miqësinë me Amerikën në një pikë kritike, pa asnjë nevojë.
Kryeministri Haradinaj kishte presion në javët e para kur kishte vendosur tarifën, por pasi ishte ulur në tavolinë dhe kishe dhënë argumentet e tij, gjithë e dijmë se qëndrimi amerikan kishte ndryshuar në raport me qeverinë e Kosovës saktësisht për taksën. Tani, qeveria Kurti e hjek në total taksën, pa asnjë kundërvlerë dhe kësisoj e lë Kosovën pa ndonjë mundësi për të kërkuar edhe barazi në dialog por edhe njohjen e Kosovës shtet nga ana e Serbisë. Reciprociteti është mashtrim, është më tepër kamuflim për ndryshimet e tij nga e kaluara për ta mbajtë afër votuesin militantë.
Edhe pse e rrëzuar në kuvend nga 2/3 e votave, kryeministri në detyrë vazhdon emërime dhe shkarkime bordesh pa asnjë procedurë për vlerësimin e performancës së tyre. Sot emërojë dy këshilltarë të tij nga pakica serbe. Sikur nuk ishte e mjaftueshme me dy ministra, iu desh që ti shpërblej edhe dy tjerë me pozita të larta. Jemi në rregull për një, por pse dy e shumë tjerë. A nuk pati të tjerë brenda VV-së që mund ta kryejn këtë punë..? E habitshme!
Kishim menduar se tani do të ndalet degradimi i komunikimit politik. Jo, as nuk u ndal, as nuk po provohet të ndalet. Sinqerisht, mënyra se si komentohet ndaj atyre qê mendojnë ndryshe, epitetet që i ipen të tjerve me bindje ndryshe, është shqetësuese. Kjo formë e komunikimit duhet të ndalet, sepse po bëhemi shembulli më i keq për brezat e rinj. Qeverisja nuk bëhet tu i sha e etiketu të tjerër. Qeverisja bëhet me program, përmes njerëzve me vullnet, dije, guxim e sinqeritet për tu përball me tema.
Arta Haziri-Nuhiu, Këshilltare KK-Gjilan,ne radhet e AAK-së