QK “CELLO DUO” ka mbajtur koncert festiv për nder të festës së 28 Nëntorit shkruan Radio Star.
Drejtoresha Arzie Jusufi, ka treguar se ky koncert është realizuar falë bashkëpunimit me artistë të ndryshëm, ku janë përfshier valle, koreografike dhe këngë solistike artistike me përzgjedhje nga këshilli artistik i kësaj shoqate.
QK CELLO DUO u paraqit me një program artistik duke përfshirë valle koreografike dhe këngë solistike artistike me përzgjedhje nga këshilli artistik i kësaj shoqate e përbërë nga Murat Ismajli-Përgjegjës artistik, Burhan Azizi – Udhëheqës i Orkestrit profesional dhe Aranzhues i të gjitha këngëve dhe Qemajl Musliu Koreograf. Dua ti falënderoj të gjithë ata që ndihmuan që ky koncert të realizohet në formën më të mirë,ku pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre nuk do ishte realizu.
Ata janë : Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan, Teatri i Qytetit – Gjilan, Artfabe Produksion, Besim Baftiu-Ton Mjeshtër, Dj Albani,Moderatoren Albunita Kadriu,Orkestrën Profesionale, Solistët,Vallëtarët e Ansamblit GJILANI, të gjithë ata që kontribuan vullnetarisht dhe të gjithë pjesëmarrësit që kanë qenë prezent në koncert.