Sot, më 20 qershor 2026, në kuadër të organizimit dhe zhvillimit të Testit të Maturës Shtetërore, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka angazhuar pesë ekipe mjekësore me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mbështetjes shëndetësore të nxënësve gjatë procesit të testimit.
Ekipet mjekësore janë vendosur në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë profesionale në rast nevoje, duke siguruar reagim të shpejtë ndaj çdo situate që mund të paraqitet gjatë zhvillimit të testit.
Ky angazhim synon të krijojë kushte të sigurta dhe të përshtatshme për të gjithë maturantët, duke kontribuar në mbarëvajtjen e procesit dhe në ruajtjen e mirëqenies së tyre shëndetësore gjatë njërit prej proceseve më të rëndësishme arsimore në vend.

