Sot, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, u pranua një donacion i rëndësishëm nga projekti AQH, i bashkëfinancuar me Komunën e Gjilanit.
Ky donacion përfaqëson një hap tjetër në përmirësimin e kushteve të punës dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke ofruar një ambient më të përshtatshëm dhe më të sigurt për pacientët tanë.
Në emër të institucionit dhe komunitetit, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë për këtë mbështetje të vazhdueshme, e cila kontribuon drejtpërdrejt në fuqizimin e kujdesit shëndetësor dhe ngritjen e standardeve të ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Gjilanit.